ZYRTARE: Kosova e humb ndeshjen me Rumaninë me rezultat zyrtar 3:0

ZYRTARE: Kosova e humb ndeshjen me Rumaninë me rezultat zyrtar 3:0

UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.

Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar, 3:0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Institucioni më i lartë i futbollit evropian e pa fajtore palën kosovare për tërheqje nga loja në minutat shtesë dhe për mosbindje të urdhrit të referit për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Gjithashtu, dy Kombëtaret u gjobitën për ato që ndodhën të premten mbrëma në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.

UEFA vendosi ta gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6,000 euro për sjellje të pahijshme të ekipit kombëtar.

Federata Rumune e Futbollit mori gjoba të shumta, respektivisht 128 mijë euro (thirrje ksenofobike ndaj Hungarisë, mos-respektim i himnit, mesazhe politike, llazer dhe bllokim i shkallëve të sigurisë) dhe u dënua me një ndeshje pa praninë e shikuesve si vendëse për shkak të thirrjeve raciste apo diskriminuese të tifozëve të saj.

Gjithçka eskaloi në minutat shtesë të ndeshjes kur pas një zënke mes futbollistëve të të dyja ekipeve, nisën thirrjet raciste nga ana e tifozëve rumunë ndaj futbollistëve të Kosovës, me ç’rast këta të fundit u larguan nga fusha dhe nuk pranuan të ktheheshin më, ndërsa gjyqtari i dha fund ndeshjen me vetëm rumunët në fushën e blertë.

FFK-ja tash do ta ketë mundësinë të ankohet në CAS në Lozanë ndaj këtij vendimi.

Pas vendimit të UEFA-s, Kosova do të përfundojë e dyta në tabelën e Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve me 12 pikë, prej tyre 4 fitore e 2 humbje, ndërsa të premten do ta mësojë emrin e kundërshtarit të fazës së “play-offit”. /Gazeta Express/

Related Posts

Search Results for: The Everyday Tool That Has Helped People Wear Shoes for Centuries

At first glance, it looks like one of those mysterious objects that often leave people scratching their heads. Found in antique shops, old family homes, and historical…

My Father Handed Me This Tool and Said I Might Need It One Day

A man recently rediscovered a strange metal tool that his father had given him years earlier. The unusual object had been sitting in a drawer for decades,…

The Remarkable Career of James Burrows: How One Director Helped Shape Television Comedy for Generations

Groom Stops Wedding After a Message at the Altar

A wedding ceremony is usually the moment when months of planning finally come together. But in one widely shared account, the entire day reportedly shifted in seconds…

Why Buyers Are Falling in Love With This Timeless Belleville Gem

This Charming Tudor-Inspired Cape Cod Blends Timeless Character With Modern Comfort Finding a home that offers both historic charm and contemporary convenience isn’t always easy. Many buyers…

Before You Toss Eggshells, Check Out These 17 Creative Uses

Most people crack an egg, use what’s inside, and throw the shell away without giving it another thought. However, eggshells are far more useful than they appear….

Leave a Reply

Discover more from Real Press

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading