Tensionet në Prishtinë: Policia arreston tifozët turq në stadiumin “Fadil Vokrri” para finales!
Ndeshja Kosovë-Turqi është finalja e vlefshme për fazën “play off” të Botërorit. Ky takim do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis prej orës 20:45.
Tensioni nuk mungon në stadiumin “Fadil Vokrri”. “GazetaDemos” raporton se disa tifozë turq janë arrestuar nga Policia, për shkak të trazirave të shkaktuara.
Kosova ëndërron të luajë në Botërorin e parë të saj.
Ndërkohë Turqia kërkon të rikthehet në këtë kompeticion pas 24 vitesh mungesë.