<p>Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar, 3:0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj, shkruan “Gazeta Express”.</p>
<p>UEFA vendosi ta gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6,000 euro për sjellje të pahijshme të ekipit kombëtar.</p>
<p>Federata Rumune e Futbollit mori gjoba të shumta, respektivisht 128 mijë euro (thirrje ksenofobike ndaj Hungarisë, mos-respektim i himnit, mesazhe politike, llazer dhe bllokim i shkallëve të sigurisë) dhe u dënua me një ndeshje pa praninë e shikuesve si vendëse për shkak të thirrjeve raciste apo diskriminuese të tifozëve të saj.</p>