Albin Kurti me mesazh emocional për Kosovën pas humbjesh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas humbjes së Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë.
Kurti tha se tërë kombi donte fitore
“Tash na vlon meraku kolektiv: do të mund të bëhej kështu sikur t’ia kishim bërë ashtu, ky apo ai, ose që të dy… E di që kemi dëshiruar një lojë ndryshe e rezultat tjetër, se i tërë kombi donte fitore, por edhe djelmoshat tanë e meritonin gjithashtu”.